Ligue 1 ‘bllokon’ futbollistët e Kosovës

  • A.P /
  • 17 March 2021 - 22:31
Ligue 1 ‘bllokon’ futbollistët e Kosovës

Zeneli, Berisha me shumë gjasa do të mungojnë kundër Lituanisë dhe Suedisë, por jo edhe Spanjës.

Ligue 1 ka dalë me një komunikatë për media duke treguar vendimin për bllokim të lojtarëve që luajnë në klubet franceze për shkak të pandemisë Covid-19.

Ekipet e Ligue 1 dhe Ligue 2 kanë vendos unanimisht mos me i lënë të lirë lojtarët e vet që luajnë për kombëtaret e tyre jashtë zonës së BE-së.

Kjo do të thotë se Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina mund të mungojnë në sfidat kundër Lituanisë dhe Suedisë, por jo edhe kundër Spanjës.

Me gjasë ata do të udhëtojnë direkt në Spanjë pasi që nuk i është ndaluar ftesa futbollistëve që luajnë në zonën e BE-së. 

(Kosova Sot Online)