Chelsea dhe Bayerni s’lejojnë befasi, të gjithë çerekfinalistët në Champions League

  • A.P /
  • 17 March 2021 - 23:09
Chelsea dhe Bayerni s’lejojnë befasi, të gjithë çerekfinalistët në Champions League

Chelsea dhe Bayern Munich janë skuadrat e fundit që kanë siguruar biletat për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea, pas fitores 0-1 në Spanjë, ka triumfuar 2-0 në Angli kundër Atletico Madridit.

Golat e fitores dhe të rezultatit të përgjithshëm 3-0 i shënuan Hakim Ziyech në minutën e 34’ dhe në fund Emerson.

Atletico luajti me një lojtar më pak nga minuta e 82’, Stefan Savic u përjashtua me të kuq.

Fitore ka arritur në ndeshjen e dytë edhe Bayerni, që e mundi 2-1 Lazion e Vedat Muriqit, për t’u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 6-2.

Në sfidën e kthimit në Allianz Arena, Robert Lewandowski dhe Choupo-Moting shënuan për Bayernin, derisa Parolo realizoi për Lazion.

Chelsea dhe Bayerni i janë bashkuar në çerekfinale Portos, Borussia Dortmundit, Liverpoolit, PSG-së, Man Cityt dhe Real Madridit.

Shorti do të hidhet të premten në ora 12:00.

(Kosova Sot Online)