Arsenali humb, por kualifikohet – Roma fiton edhe në udhëtim, Dinamo-Tottenham n’vazhdime
Arsenali është mposhtur 0-1 nga Olympiacosi, por falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë, ka prerë biletën për në fazën tjetër të Europa League. Roma, që fitoi në ndeshjen e parë, e ka mundur Shakhtarin edhe në sfidën e kthimit, 2-1. Derisa Tottenhami i Jose Mourinhos, që e nisi sfidën kundër Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 nga takimi i parë, ka pranuar dy gola dhe është barazuar gjithçka 2-2, kështu kjo sfidë do të shkojë në vazhdime.
Arsenali i Mikel Artetës është befasuar midis stadiumit ‘Emirates’.
Topçinjtë janë mposhtur me rezultatin minimal, 0-1 nga Olympiacosi.
Golin në këtë mbrëmje e shënoi Youssef El Arabi në minutën e 51-të.
Megjithatë, kjo humbje për Arsenalin është me shije të mirë, pasi për shkak të fitores 3-1 në takimin e parë, arriti që me rezultat të përgjithshëm 3-2, të kualifikohet në çerekfinale.
Roma me Marash Kumbullën titullar, ka fituar edhe sfidën e kthimit kundër Shakhtarit.
Italianët fituan 2-1 me golat e Borja Mayoral, duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Dinamo Zagreb është duke e mposhtur 2-0 Tottenhamin.
Të dy golat i ka shënuar Mislav Orsic në minutat 62’ dhe 83’, për të barazuar gjithçka në këtë eliminatore, pasi Tottenhami ka fituar sfidën e parë në Angli 2-0.
30 minuta vazhdime tashmë kanë nisur dhe Jose Mourinho rrezikon edhe eliminimin,
(Kosova Sot Online)
