Douglas Costa mund të rikthehet në vendlindje

  • A.P /
  • 19 March 2021 - 18:14
Douglas Costa mund të rikthehet në vendlindje

E ardhmja e futbollistit brazilian, Douglas Costa mund të jetë larg Europës.

Costa, i cili aktualisht është i huazuar te Bayern Munich, në fund të sezonit do të rikthehet te Juventusi, që zotëron edhe kartonin e tij.

Gjithsesi sipas raportimeve të mediave, 30-vjeçari me shumë mundësi nuk do të qëndojë as te bardhezinjtë, të cilët e kanë nxjerrë në merkato dhe do të vlerësojnë çdo ofertë në drejtim të mesfushorit

Interes për të duket se ka shfaqur klubi i Gremios, që mendon ta rikthejë lojtarin në vendlindje.

(Kosova Sot Online)