Nga 38 lojtarët e ftuar te Italia, vetëm pesë luajnë jashtë Serie A

  • A.P /
  • 19 March 2021 - 20:39
Nga 38 lojtarët e ftuar te Italia, vetëm pesë luajnë jashtë Serie A

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini ka ftuar 38 lojtarë për tri ndeshjet kundër Irlandës së Veriut, Bullgarisë dhe Lituanisë gjatë këtij muaji.

Mancini ka zgjedhur skuadrën për kualifikimet e Kupës Botërore, me ndeshjen e parë në Stadio Ennio Tardini në Parma kundër Irlandës së Veriut më 25 mars.

Italia më pas do të luajë me Bullgarinë në stadiumin Vasil Levski në Sofje para se të udhëtojnë në Vilnius për të luajtur me Lituaninë në “LFF Stadium”.

Nga 38 lojtarët e ftuar, vetëm pesë luajnë prej tyre luajnë jashtë Serie A. Tre luajnë për PSG-në, një për Freiburg dhe një për Chelsea.

Bëhet fjalë për Moise Kean, Marco Verratti dhe Alessandro Florenziqë luajnë te kampioni francez dhe për Vincenzo Grifo që luan për Freiburgun e Emerson Palmierin që luan te Chelsea.

(Kosova Sot Online)