Leipzig fiton dhe i afrohet në një pikë Bayernit

  • A.P /
  • 19 March 2021 - 23:39
Leipzig fiton dhe i afrohet në një pikë Bayernit

Leipzigu i bën presion Bayern Munichut, duke e ngushtuar në vetëm 1 pikë diferencën me kryesuesit e Bundesligës.

Në sfidën hapëse të javës së 26-të, skuadra e drejtuar nga Nagelsmann fitoi minimalisht 1:0 në fushën e Arminias së Bielefeldit.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Sabitzer në fillimin e pjesës së dytë, i shërbyer nga spanjolli Dani Olmo.

Lepizigu pati raste për të shënuar gola të tjerë gjatë pjesës së dytë me Hee-Chan Hwang, Marcel Halstenberg dhe Christopher Nkunku, por portieri  vendës nuk lejoi që rezultati të ishte më i thellë.

(Kosova Sot Online)