Gjyqtari Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në Kampionatin Evropian U-21
Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj është nominuar si gjyqtar në Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 21 vjec.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ai në profilin e tij në Facebook.
“Eksperienca e radhës, i nominuar si gjyqtar në Kampionatin Evropian U-20” – shkroi Zogaj në Facebook.
Bekim Zogaj ka ndarë drejtësinë edhe në ndeshje të Champions League dhe Evropa Ligës.
Në fazën e grupeve në Champions League, Zogaj ishte gjyqtar anësor në ndeshjen Barcelona – Ferencvaros.
(Kosova Sot Online)
