Futbollisti i Arbërisë i shënon dy autogola ndaj Llapit vetëm në pjesë të parë

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 14:12
Futbollisti i Arbërisë i shënon dy autogola ndaj Llapit vetëm në pjesë të parë

Llapi është duke triumfuar ndaj Arbërisë me rezultat 2:1 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Njeriu më i pafat në këtë ndeshje është pa dyshim mesfushori i Arbërisë, Kreshnik Bahtiri.

Ai i shënoi dy autogola me kokë në portën e tij vetëm në pjesën e parë, në përpjekje për ta larguar topin.

Golin e vetëm të Arbërisë e realizoi Marclei. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. 

(Kosova Sot Online)