Chelsea e mund Sheffieldin dhe kalon në gjysmëfinale të FA Cup

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 16:52
Chelsea e mund Sheffieldin dhe kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi e mundi 2:0 Sheffield Unitedin të dielën në Londër, me Thomas Tuchel që vijon të jetë i pamposhtur në stolin e të kaltërve që prej se u emërua një muaj më parë.

Një autogol nga Oliver Norwood në fillim të pjesës së parë d he një gol nga Hakim Ziyech i mjaftuan Chelseat ta fitojë takimin çerekfinal në Stamford Bridge

Me këtë fitore, Tuchel e ka zgjatur në 14 ecurinë pa humbje në stolin e Chelseat që prej se u emërua trajner.

Chelsea në gjysmëfinale i bashkohet Manchester Cityt dhe Southamptonit.

Gjysmëfinalisti tjetër do të mësohet sonte më vonë kur takohen Leicester City dhe Manchester United.

(Kosova Sot Online)