Benevento e trondit Juventusit, ia zbeh shpresat për titull

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 17:04
Benevento e trondit Juventusit, ia zbeh shpresat për titull

Benevento ka shkaktuar tronditje të madhe në Serie A, pasi e mundi kampionin në fuqi, Juventus, duke ia zbehur dukshëm gjasat për ta mbrojtur titullin.

Adolfo Gaich e shënoi golin e vetëm dhe atë që ishte goli i tri pikëve historike për Beneventon në Allianz Stadium, në përpjekjet e saj për mbijetesë në ligën elitare italiane të dielën.

Si pasojë e kësaj disfate, e cila e katërta për skuadrën e Andrea Pirlos këtë sezon, bardhezinjtë ngelin në shifrën e 55 pikëve, 10 larg liderit Inter, 11 ndeshje para përfundimit të sezonit 2020/21.

(Kosova Sot Online)