Ibrahimovic tregon se a do të rinovojë me Milanin

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 17:29
Ibrahimovic tregon se a do të rinovojë me Milanin

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic tha se ai është optimist në lidhje me rinovimin me Rossonerët.

Veterani i Rossonerëve u kthye në janar të vitit 2020 dhe ka ndihmuar Milanin të kthejë gjërat dhe të luftojë për vendet e para në Serie A.

Suedezi, i cili është kthyer në ekipin kombëtar, ka kontribuar me 15 gola në po aq ndeshje në ligë këtë sezon.

Ai nënshkroi një marrëveshje një vjeçare me Rossonerët verën e kaluar dhe shpreson të rinovojë për një sezon tjetër.

“Unë jam optimist për zgjatjen,” tha ai në një konferencë për shtyp. “Shokët e ekipit janë si fëmijët e mi.

“Kjo është atmosfera që ne kemi krijuar dhe pse po bëjmë mirë. Unë dua të vazhdoj në Milano dhe të përmirësohem, projekti është emocionues” – u shpreh sulmuesi suedez.

(Kosova Sot Online)