Vlera e Muriqit befasuese karshi Ibrahimovicit

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 18:41
Vlera e Muriqit befasuese karshi Ibrahimovicit

Pika referuese e Kosovës dhe Suedisë është forca fizike e sulmit, ku Zlatan Ibrahimovic do ta sfidojë Vedat Muriqin në “Fadil Vokrri”.

Vlera e Muriqit në “Transfermarket” është tri herë më e lartë se Ibrahimovic, pasi vlera në treg e sulmuesit te Kosovës është 17 milionë euro, ndërsa shifra e sulmuesit suedez është vetëm 5 milionë euro.

Vlen për tu përmendur dhe mosha e dy lojtarëve, me sulmuesin e përfaqësueses kosovare i cili është 26 vjeç ndërsa suedezi 39 vjeç.

Në datën 28 mars, përfaqesuesja e Kosovës do të presë Suedinë, në një sfidë për raundin e kualifikueseve të botërorit ‘’Katar 2022’’. 

(Kosova Sot Online)