Trajneri i Kosovës: Miqësore me vlerë para sfidave me Suedinë dhe Spanjën

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 18:19
Trajneri i Kosovës: Miqësore me vlerë para sfidave me Suedinë dhe Spanjën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Lituaninë që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, të mërkurën nga ora 20:45,

“Mendoj se është mundësi e mirë që të nisim fushatën e re me një ndeshje miqësore. Për ne nesër është ndeshje e rëndësishme, për mua, për futbollistët, e jo mioqësore që të nisim në mënyrën sa më të mirë këtë kampanjë”.

“Shpresojmë të nisim me sukses këtë aventurë dhe me një paraqitje të mirë”.

Kosova do të përballet të mërkurën në miqësore me Lituaninë, para përballjeve me Suedinë dhe Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”. 

(Kosova Sot Online)