IFFHS zgjedh Barcelonën klubin më të mirë të dekadës

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 17:23
IFFHS zgjedh Barcelonën klubin më të mirë të dekadës

Barcelona në vendin e parë, Real Madridi i dyti dhe në të tretin Bayerni i Munich.

Ky është podiumi i klubeve më të mira në botë në dekadën së fundit, sipas IFFHS, Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave.

Kjo është hera e dytë që Barcelona vlerësohet si klubi më i mirë i dekadës, pasi është renditur në vend të parë edhe për periudhën 2001-2010.

Në thelb, kjo renditje ndërkombëtare e kurorëzon ekipin e Messit më të mirin e 20 viteve të fundit.

Barça, thekson IFFHS, ka qenë klubi më i fortë në tre nga dhjetë vitet e fundit, por hera e fundit ishte në vitin 2015; Reali ka pasur sukses dy herë (i fundit, në vitin 2017), sikurse Bayerni i Munich, që ishte në çatinë e Botës në sezonin e fundit 2019-2020, pa harruar 2012-2013.

Tri janë klubet spanjolle në 10-shen më të mirë, katër janë angleze, një franceze (PSG) dhe një italiane (Juventusi).

10 klubet më të mira të dekadës (2011-2020):

1) Barcelona

2) Real Madrid

3) Bayern Mynih

4) Paris Saint Germain

5) Atletico Madrid

6) Juventus

7) Chelsea

7) Manchester City

9) Manchester United

10) Arsenal.

(Kosova Sot Online)