Ronaldo titullar, synon shumë gola për t’iu afruar rekordit historik – Fernandes në stol

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 20:45
Ronaldo titullar, synon shumë gola për t’iu afruar rekordit historik – Fernandes në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit.

Cristiano Ronaldo e nis titullar këtë takim.

36-vjeçari synon të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit në nivel përfaqësuesesh.

Ai deri më tani ka shënuar 101 gola me Portugalinë dhe është 8 gola larg legjendës, Ali Daei.

Daei me Iranin ka shënuar gjatë karrierës 109 gola.

Tri sfidat e radhës ku Ronaldo synon të shënojë sa më shumë gola janë kundër Azerbajxhanit sonte, Serbisë të dielën dhe Luxemburgut të mërkurën (31 mars).

(Kosova Sot Online)