Halimi si Messi, flet pas golit të bukur në “Fadil Vokrri”

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 23:52
Halimi si Messi, flet pas golit të bukur në “Fadil Vokrri”

Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e “Dardanëve” në fitoren 4:0 në miqësore ndaj Lituanisë.

Halimi realizoi golin e katërt të ndeshjes dhe erdhi pas disa driblimeve fantastike.

Po besoj se ishte një paraqitje e mirë prej të gjithë futbollistëve. Natyrisht, në pjesën e dytë ishim shumë më efikas dhe besoj që me këtë lojë ka mbetur i kënaqur edhe trajneri ynë”, ka thënë Halimi.

Can someone tell me who scored this?

I think it was Messi not sure tho ë#KOSLTU  pic.twitter.com/6l0PviVPz8

— Dardanian Football (@DardanianFooty) March 24, 2021

Kjo miqësore për Kosovën ishte e rëndësishme para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques. 

(Kosova Sot Online)