Ibrahimovic gati për Kosovën, starton kundër Gjeorgjisë – Spanja me disa ndryshime

  • A.P /
  • 25 March 2021 - 20:21
Ibrahimovic gati për Kosovën, starton kundër Gjeorgjisë – Spanja me disa ndryshime

Suedia dhe Spanja do të jenë kundërshtarët e radhës të Kosovës në eliminatoret për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Para ndeshjes me Kosovën, Suedia do të luajë sonte me Gjeorgjinë dhe nga minuta e parë, starton Zlatan Ibrahimovic, që ishte në dyshim.

Në anën tjetër, Spanja e nis këtë cikël me disa ndryshime. Kundër Greqisë, starton Sergio Ramos i Real Madridit, çka do të thotë që edhe ai do të jetë gati për ndeshjen me Kosovën të mërkurën.


(Kosova Sot Online)