Kumbulla flet për rastet e humbura ndaj Andorrës: Ata u futën të gjithë në mbrojtje
Mbrojtësi i Shqipërisë, Marrash Kumbulla, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Andorrën në kuadër të kualifikimeve për Botëror.
Shqipëria fitoi me rezultat 0-1 ndaj një ekipi më të dobët. Kumbulla tha se Andorra u mbrojt tërë ndeshjen dhe nuk la hapësira për sulmuesit.
“Besoj se Andorra ishte një ekip me shumë risi dhe u futën të gjithë në mbrojtje. Kur nuk ka hapësira është vështirë ta besh atë. Besoj se kemi pasur shumë raste. Me rëndësi që morëm 3 pikë dhe tani mendojmë për Anglinë”, ka shkruar ai.
“Besoj se do të jem më fort para portës, të luajmë më mirë dhe të përmirësohemi teknikisht. Kjo është një gjë që mund të përmirësohet. Besoj se me stërvitje dhe ndeshje do të jemi më mirë”, shtoi ai.
Tutje ai foli edhe për rastet e humbura.
“Kisha mundësi për të shënuar por besoj që kishim pak fat para portës. Në këtë ndeshje nuk e bëra. Besoj që më mirë të shënoj në ndonjë ndeshje tjetër pasi na duhet”, tha Kumbulla.
(Kosova Sot Online)
