Trajneri i Belgjikës: Lukaku dhe Mertens s’do të luajnë gjithë ndeshjen ndaj Bjellorusisë
Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez thotë se Romelu Lukaku nuk do të luajë 90 minuta kundër Bjellorusisë nesër dhe ofron një azhurnim të gjendjes së Dries Mertens.
Belgjika mposhti Uellsin në hapjen e kualifikueseve të Kupës së Botës dhe morën një barazim kundër Çekisë të shtunën.
Ata do të përballen me Bjellorusinë në shtëpi nesër.
“Lukaku dhe De Bruyne do të përfshihen në lojë, por ajo që unë tashmë mund të them është se ata nuk do të luajnë 90 minuta, kjo është e sigurt sepse ata tashmë kanë dhënë shumë në dy ndeshjet e para,” tha trajneri i Belgjikës në një konference per shtyp.
Sulmuesi i Napolit, Mertens pësoi një dëmtim të lehtë në shpatull të shtunën dhe anësori i Atletico Madrid Ferreira Carrasco nuk është gjithashtu 100 për qind i aftë.
“Ata duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në seancën stërvitore të kësaj pasdite. Ne do të shohim se si ndihen ata dhe nëse do të jenë në gjendje të luajnë” – pretendoi Martinez.
(Kosova Sot Online)
