Reagimi i Deschamps kur gazetari nga Kazakistani e pyet për Benzeman
Didier Deschamps qartazi nuk priste që të pyetet nga një gazetar i Kazakistanit për mungesën e Karim Benzema në skuadrën franceze pas fitores 2-0 të Francës ndaj Kazakistanit të dielën.
Trajneri i ekipit kombëtar francez u befasua kur emri i Benzemas u përmend në konferencën për shtyp pas duelit të kualifikimit për Kupës e Botës 2022.
“Jo. Edhe këtu?” Deschamps e pyeti me shaka gazetarin. “Ne mund të përfundojmë me pyetjen e mëparshme.
“Unë jam i sigurt që dikush ju tha ta bëni këtë pyetje, me siguri një gazetar francez” – u shpreh trajneri i Francës.
Deschamps shmangu t’i përgjigjej pyetjes dhe u largua nga dhoma pasi falënderoi gazetarët.
(Kosova Sot Online)
