Prishtina një hap prapa për titull, e pranon edhe Ramadani
Vetëm një pikë në “Fadil Vokrri” për Prishtinën, natyrisht kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Zekirija Ramadani.
Ai beson se barazimi 0-0 me Gjilanin, e penalizon shumë në luftën për titull.
Prishtina kishte shansin t’i afrohej dy pikë skuadrave të para në renditje, Ballkanit dhe Dritës, por në fund përfundoi duke mbetur katër pikë prapa.
“Nuk duhet t’ia lëmë fajin pushimit, por vetes. Na mungoi agresiviteti, ndoshta dëshira ishte, por jo në nivelin e duhur. Ekipi Gjilanit nuk na lejoi te krijojmë raste dhe të dalim ne lojën tone. Ishte derbi i vërtet, me shume raste dhe luftë në fushë. Më vjen keq për rezultatin, por unë jam i bindur se secili ka dhënë maksimumin. Çdo pikë që lëmë anash përveç fitores mund të llogaritet penalizim. Duhet të luftojmë deri në fund. Kishim mundësi të afroheshim në dy pikë, por nuk ia dolëm”, ka thënë Ramadani.
Prishtina, në fakt, kishte shansin t’i rrëmbente pikët e plota në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por, nga pika e bardh nuk u tregua i saktë Besnik Krasniqi, pritjen e të cilit në minutën e 88’ e ndali Enea Koliç.
(Kosova Sot Online)
