A do të luajë Ramos kundër Kosovës? Tregon Enrique

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 23:31
A do të luajë Ramos kundër Kosovës? Tregon Enrique

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, ende nuk ka vendosu nëse kapiteni, Sergio Ramos do të startojë të mërkurën kundër Kosovës.

Sergio Ramos ka pasur disa shqetësime, por është stërvitur normalisht të martën në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën.

Enrique foli edhe për Jordi Alban, një tjetër futbollist me përvojë në ekipin e shumë të rinjve që Spanja ka ftuar për ndeshjet e marsit.

“Alba është shumë vendimtar në fazën sulmuese. Unë e kam parë atë në një nga versionet e tij më të mira. Jam i kënaqur dhe shpresoj që ai të vazhdojë kështu. Sergio është në gjendje të mirë dhe unë do ta komunikoj vendimin nesër. Gjithmonë do të ketë spekulime”, deklaroi Enrique. 

(Kosova Sot Online)