Këto janë parashikimet e ‘Dardanëve’ që po e përcjellin ekipin në Spanjë
Pas pak minutave, do të nisë sfida mes Spanjës dhe Kosovës në La Cartuja të Sevillës.
Dardanët do të kërkojnë sonte fitore dhe pavarësisht mungesës së tifozëve shkaku i COVID-19, ata s’do të jenë të vetëm në stadium.
Bëhet fjalë për gazetarin Berat Buzhala, Driton Latifi (gazetar), Musa Hoti (biznesmen në Belgjikë), Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, Lulzim Berisha i ‘Dardanëve’, Xhevdet Rexhepi, numri një i VIVA-s dhe të tjerë, të cilët do të jenë të pranishëm në stadium.
Ata kanë parashikuar edhe rezultatin e takimit që do të nisë nga ora 20:45.
Musa Hoti mendon se Kosova do të fitojë 1-0, Luli i ‘Dardanëve’ thotë se Kosova do të japë dy gola. Më pas foli edhe Driton Latifi, që beson se Kosova do të shënojë dy gola, ndërsa në anën tjetër Lladrovci mendon se Spanja do ta mund Kosovën 4-1, derisa Xhevdet Rexhepi mendon se Spanja do të fitojë 3-0, edhe pse dëshiron dhe shpreson që sfida do të përfundojë 1-1.
Krejt në fund, Berat Buzhala parashikoi një fitore 2-1 të Kosovës ndaj Spanjës.
Të gjithë do të jenë të pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, për të mbështetur sonte ‘Dardanët’.
(Kosova Sot Online)
