Klubi i del në mbrojtje ish-kapitenit të Interit
Fredy Guarín ka qenë pjesë e një sherri të madh ditën e enjte.
Ish-lojtari i Interit dhe Portos, është arrestuar pas sherrit të ndodhur në Medellin, aty ku morën pjesë edhe familjarë të tij.
Raportohet se ai është përsheshur me babain dhe disa të afërm tjerë, por s’ka asgjë zyrtare.
Sido që të jetë, pamjet më së miri tregojnë se ai ishte tejet i nervozuar dhe shihej edhe gjak në trupin e tij.
Tani, klubi kolumbian i Millonarios i ka dalë në mbrojtje lojtarit me anë të një postimi në faqen zyrtare, pasi raportohet se Guarin mund të ketë qenë në ndikim të alkoolit.
“Klubi ynë është thellësisht i trishtuar për atë që i ndodhi Guarin ditën e sotme. I japim mbështetjen tonë të plotë familjes së lojtarit. Do të jemi në krah të tij, në mënyrë që ai të marrë ndihmën profesionale që mund ta nxjerrë nga ky moment kritik. Guarin i ka dhënë shumë futbollit dhe do e falënderojmë gjithmonë për dashurinë që ka treguar për Millonarios. Forca Fredy”.
(Kosova Sot Online)
