Xhaka mund të mungojë për ndeshjen ndaj Liverpoolit

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 18:13
Xhaka mund të mungojë për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Arsenali ka treguar më të rejat nga ana fizike e lojtarëve, pas pushimit që patën për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.

Klubi londinez ka njoftuar se Granit Xhaka nuk ishte në gjendje të mirë sot në mëngjes dhe humbi seancën ditore të trajnimit. 

Gjendja e mesfushorit do të vlerësohet më tej përpara ndeshjes të së shtunës në lidhje me disponueshmërinë e tij.

Arsenali nesër e pret Liverpoolin në “Emirates” me fillim nga ora 21:00,

Përveç Xhakës në dyshim për ndeshjen e nesërme është edhe Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe, kurse David Luiz do të mungojë. 

(Kosova Sot Online)