FC Ferizaj ndryshon mendje pak para ndeshjes

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 14:32
FC Ferizaj ndryshon mendje pak para ndeshjes

Edhe pse FC Ferizaj kishte marrë vendim për bojkotimin e ndeshjes kampionale ndaj FC Kikës, tani vendimi ka ndryshuar.

FC Ferizaj ka vendosur të dalë në fushë dh ta luajë këtë ndeshje, të vlefshme për Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi në faqen e tyre në Facebook.

“Pas shumë përpjekjeve, dhe pas shumë tentimeve tona lojtarët vendosën sot që të dalin në fushë dhe të japin maksimumin për Ujqit dhe gjithë qytetin. Edhe pse pa mbështetje, pa askënd mbrapa ata vendosën që para vetes të tyre të qesin interesat e qytetit dhe të japin edhe atomin e fundit për ngjyrat bardh e kaltërt e për tifozët e tyre besnik. Këta lojtarë dhe të gjithë ata individë që japin qdo gjë nga vetja për të përfaqësuar qytetin në mënyrën më të mirë do të na kenë mbrapa gjithmonë dhe kurrë nuk do të kursejmë asgjë për t’i mbështetur ata” – thuhej në postim.

(Kosova Sot Online)