Super Harry Kane, shënon dy gola për ta përmbysur rezultatin

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 15:47
Super Harry Kane, shënon dy gola për ta përmbysur rezultatin

Tottenham ka arritur ta përmbys rezultatin ndaj Newcastle në udhëtim dhe tani po prin 1:2.

Fillimisht në minutën e 28-të Joelinton kaloi vendasit në epërsi, por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta.

Harry Kane realizoi dy gola “ekspres” në të 30-tën dhe 34-tën për të përmbysur rezultatin dhe për ta kaluar ekipin e tij në epërsi.

(Kosova Sot Online)