“Po iki për ta mbrojtur dinjitetin tim” – Paqarada tërhiqet nga Kosova shkaku i Challandes

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 18:42
“Po iki për ta mbrojtur dinjitetin tim” – Paqarada tërhiqet nga Kosova shkaku i Challandes

Leart Paqarada ka njoftuar se është tërhequr përkohësisht nga Kombëtarja e Kosovës, për shkak të qëndrimit të trajnerit Bernard Challandes ndaj tij, duke e akuzuar zviceranin për mungesë respekti dhe për injorim.

Mbrojtësi i majtë i St. Pauli Paqarada ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në fund të marsit, por nuk luajti asnjë minutë, megjithëse Challandes përballej me mungesa në mbrojtje,

Paqarada ka qenë vazhdimisht ndër zgjedhjet e fundit të Challandes në ekipin e parë të Kosovës që prej vitit 2018, megjithëse është ftuar vazhdimisht.

(Kosova Sot Online)