Reali publikon listën, tre yje mungojnë ndaj Liverpoolit

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 16:44
Reali publikon listën, tre yje mungojnë ndaj Liverpoolit

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Zinedine Zidane kishte deklaruar se Hazard është rikuperuar dhe është i gatshëm, si duket belgu nuk ia ka dalë të riaftësohet për këtë duel.

Sergio Ramos do të mungojë poashtu në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit

Valverde është rikthyer dhe është një shtysë e madhe për Zidane, ndërsa Carvajal vazhdon të mungojë shkaku i lëndimit.

(Kosova Sot Online)