Gjilani tregohet i pamëshirshëm ndaj Besës
Gjilani ka shënuar fitore bindëse ndaj Besës së Pejës me rezultat 5:1 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golat për ekipin e Gjilanit i shënuan Çyrbja(25’), Useini(40’), Progni(60’), Hila(64’) dhe Razak(67’).
Në anën tjetër, golin e vetëm për Besën e shënoi Tahiri në minutën e 32-të,
Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e tretë, kurse Besa mbetet e fundit me 10 pikë.
(Kosova Sot Online)
