Reali pa Varanen dhe Ramosin kundër Liverpoolit, startojnë Asensio dhe Vinicius
Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Real Madridit dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Reali do të jetë pa Sergio Ramosin e dëmtuar dhe Raphael Varanen që të martën doli pozitiv me COVID-19.
Në mungesë të dy më të mirëve, për Los Blancos do të startojnë në mbrojtje Nacho dhe Militao.
Natyrisht, edhe Liverpooli do të ketë mungesa, veçohet ajo e Virgil van Dijk.
(Kosova Sot Online)
