Man City e mund Dortmundin me një gol në fund të ndeshjes

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 23:12
Man City e mund Dortmundin me një gol në fund të ndeshjes

Manchester City e ka mposhtur 2-1 Borussi Dortmundin në ndeshjen e parë në çerekfinale të UEFA Champions League.

Të besuarit e Pep Guardiolës kanë marrë fitore të vështirë në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Borussia Dortmund.

City arriti të fitojë 2-1 me një gol të Phil Foden të shënuar në minutat shtesë.

Ishte gol që i qetëson anglezët para sfidës së kthimit në Gjermani, që pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë në Signal Iduna Park.

Golin tjetër për Cityn e shënoi Kevin de Bruyne, derisa për Dortmundin golin e shënoi Marco Reus, gol që do të thotë shumë si mysafirë në Champions League dhe len gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.

(Kosova Sot Online)