Neymar i komenton Viniciusit pas dy golave në Champions League
Vinicius Junior ka shkëlqyer të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Braziliani, që shpesh kritikohet për mos finalizim, realizoi dy herë në çerekfinale kundër Liverpoolit, sfidë të cilën Real Madridi e fitoi 3-1.
Pas ndeshjes, në një foto të publikuar në faqen e tij zyrtare, Viniciusin e përgëzoi për paraqitjen e edhe bashkëkombësi, Neymar Junior.
(Kosova Sot Online)
