Reali publikon listën e lojtarëve për “El Clasicon”
Pritjes i erdhi fundi. “El Clasico” mes Realit dhe Barcelonës do të luhet nesër. Ky është dueli i parë mes tyre në këtë vit.
E rivaliteti i zakonshëm mes tyre do të jetë edhe më i madh këtë herë pasi të dyja ekipet po luftojnë për titull, krahas Atletico Madridit.
Tashmë Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për këtë ndeshje.
Në këtë listë, shihet mungesa e njërit nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të klubit të Real Madridit, Eden Hazard.
Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Alfredo di Stefano”.
(Kosova Sot Online)
