Arbëria në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Trepça’89
Sot ka filluar zyrtarisht pjesa e katërt dhe e fundit e këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll me ndeshjen Arbëria – Trepça’89.
Mitrovicasit arritën të shënonin fitore duke ia thelluar krizën ekipit nga Dobraja e Madhe e Lipjanit.
Trepça’89 ishte në epërsi me golin e Shala në minutën e 8’të të takimit, gol ky që doli të ishte vendimtar në fund të ndeshjes.
Në minutën e 75-të Arbëria pati mundësi të artë të barazonte rezultatin, megjithatë Santos e humbi penalltinë.
Me këtë fitore, Trepça’89 shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Arbëria mbetet e parafundit me 27 sosh.
(Kosova Sot Online)
