Agushi me paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian të taekwondos

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 18:45
Agushi me paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian të taekwondos

Taekwondisti kosovar, Arnis Agushi, shënoi një fitore në Kampionatin Evropian të seniorëve, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Ai mposhti në raundin e parë garuesin nga Shqipëria, Ardit Hakcani, kategoria -68 kilogramë.

Në luftën e dytë u mund nga kampioni i botës 2019, Bradley Sinden nga Britania e Madhe.

(Kosova Sot Online)