Kjo është gjendja e De Rossit, pasi u shtrua në spital për shkak të infektimit me COVID-19

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 20:34
Kjo është gjendja e De Rossit, pasi u shtrua në spital për shkak të infektimit me COVID-19

Sky Sport Italia raporton se situata e Daniele De Rossi është nën kontrollpasi anëtari i stafit të Italisë u shtrua në spital me COVID-19.

Il Tempo raportoi se ish kapiteni romak ishte shtruar në spital në Spallanzani në Romë që prej ditës së djeshme.

Trajneri teknik i Azzurrit ishte infektuar me koronavirus për shkak të shpërthimit gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës muajin e kaluar.

Agjencia e lajmeve ANSA foli me burime pranë lojtarit, të cilët konfirmuan se ai është shtruar në spital.

Sipas burimeve, De Rossi u shtrua në spital për ‘sëmundje infektive për pneumoni dhe kushtet e tij dhe situata konsiderohet nën kontroll’.

De Rossi filloi kapitullin e ri si trajner dhe u bashkua me stafin e trajnerit të Italisë, Roberto Mancini në Coverciano përpara Kualifikimeve të Kupës së Botës. 

(Kosova Sot Online)