Prishtina nuk udhëton me flamur të bardhë
Ballafaqimi ndaj skuadrës Handball Team Çelik
Skuadra e Prishtinës shpreson në paraqitje dinjitoze në Bosnjë- Hercegovinë ndaj Handball Team Çelik. Trajneri Taib Kabashi beson në djelmoshat e tij dhe thotë se kualifikimi nuk është i pamundur
Dy takimet zhvillohen në Bosnjë Hercegovinë
Prishtina (meshkujt) në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese ballafaqohet me skuadrën nga Bosnjë- Hercegovina, Handball Team Çelik. Me marrëveshjen e klubeve, dy takimet do të zhvillohen në Bosnjë. Ndeshja e parë do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:00, kurse i kthimit një ditë më pas nga ora 15:00. Në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese në fundjavë do të luajë edhe Kosova nga Vushtrria që ndeshet me skuadrën turke Ankara Spor. Këto dy takime do të zhvillohen në Turqi... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)