Rikthehet Pique, tamam në kohë

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 12:36
Rikthehet Pique, tamam në kohë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është riaftësuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ronald Koeman tamam në kohë për finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos.

Qendërmbrojtësi Pique u stërvit me bashkëlojtarë të martën, që tregon se ai e ka tejkaluar lëndimin dhe është i gatshëm për finale

Barcelona ka pasur telashe të mëdha në mbrojtje këtë sezon dhe lëndimet e shpeshta veçse i kanë shtuar ato.

Mungesa e Piques, i cili mungoi në 29 ndeshje gjatë këtij  sezoni, ka bërë që mbrojtja katalonase të tej e paqëndrueshme.

(Kosova Sot Online)