Bayerni mposhtet nga Mainzi, Lewandowski rikthehet me gol

  • A.P /
  • 24 April 2021 - 17:41
Bayerni mposhtet nga Mainzi, Lewandowski rikthehet me gol

Festa e Bayern Munichut për titullin e Bundesligas këtë edicion është shtyrë. Mainz ka arritur ta mposht Bayernin me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesligë.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e tretë nëpërmjet Burkardt.

Në të 37-tën, Quaison dyfishoi epërsinë e vendasve, rezultat ky që mbeti deri pak sekonda para fundit.

I rikthyeri nga lëndimi, Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën 90+5.

Bayern Munich mbetet në kuotën e 71 pikëve në vendin e parë, kurse kjo fitore është shumë e rëndësishme për Mainzin i cili tubon tani 34 pikë, katër larg zonës së rrezikshme.

(Kosova Sot Online)