Rikthehet në Premierligë ekipi i njohur anglez

  • A.P /
  • 24 April 2021 - 18:54
Rikthehet në Premierligë ekipi i njohur anglez

Ekipi i njohur anglez, Watford ka siguruar promovimin në Premierligë edicionin e ardhshëm.

Fitorja minimale 1:0 sot ndaj Milwallit ia ka siguruar edhe matematikisht inkuadrimin në Premierligë Watfordit.

Ekipi anglez gjendet aktualisht i dyti në Championship me 88 pikë, 10 më shumë se vendi i tretë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.

Sezonin e kaluar, Watfordi e kishte përfunduar në vendin e parafundit në Premierligë, duke rënë në një rang më poshtë.

Bashkë me Watfordin, inkuadrimin në Premierligë e ka siguruar edhe Norwich që gjithashtu kishte rënë vitin e kaluar në Championship. 

(Kosova Sot Online)