Prishtina e mund Dritën e Ballkani fiton ndaj Gjilanit
Prishtina e ka mposhtu 2:1 Dritën, ndërkohë që Ballkani ka fituar 1:0 ndaj Gjilanit, duke e bërë garën për titull në Superligë më të nxehtë se asnjëherë më parë.
Prishtina dhe Ballkani kanë triumfuar ndaj Dritës dhe Gjilanit, përkatësisht, në ndeshjet kryesore të javës së 30-të në Superligë të dielën.
Fitoret e bardhekaltërve dhe skuadrës nga Suhareka nënkuptojnë se tani vetëm një pikë i ndan tri ekipet e para në renditje, në një garë të paparashikueshme për titull këtë sezon.
Ballkani është tani lider i Superligës me 64 pikë, aq sa ka Drita në vendin e dytë, me Prishtinën që renditet e treta me 63 pikë.
Ndërkohë, në ndeshjet tjetër të javës së 30-të të zhvilluar sot, Llapi e mposhti 2:1 Trepçën ’89.
Llapi e mban pozitën e pestë me 39 pikë, katër më shumë se mitrovicasit një pozitë më poshtë.
(Kosova Sot Online)
