
Lexoni edhe:
UEFA e kujton natën kur Messi me magjinë e tij e shkatërroi Real Madridin në Ligën e Kampionëve
Dje u zhvillua ndeshja e Premierligës mes Leicesterit e Crystal Palace, e cila përfundoi 2:1 në të mirë të vendasve që “blinduan” vendin e tretë në tabelë. Ajo çfarë ra në sy gjatë kësaj ndeshje ishte momenti kur ndeshja ndalohet për pak sekonda për t’i lejuar që të bëjë iftar lojtarit të Leicesterit, Wesley Fofana.Pas kësaj, ishte vet lojtari që falënderoi të gjithë që ia mundësuan të bëjë iftar gjatë ndeshjes.
“Dua t’iu falënderoj Premierligën, Crystal Palace, Guaitan dhe të gjithë lojtarët që më lejuan të bëjë iftar në mes të ndeshjes. Kjo është ajo çfarë e bën futbollin të mrekullueshëm” – shkroi Fofana në Twitter.
(Kosova Sot Online )