Muriqi do të qëndrojë në Lazio, Tare dhe Inzaghi i besojnë

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 17:45
Muriqi do të qëndrojë në Lazio, Tare dhe Inzaghi i besojnë

Edhe pse nuk arriti të tregojë potencialin e tij në sezonin e parë, Vedat Muriqi do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio edhe sezonin e ardhshëm.

Gazetari i njohur, Ekrem Konur raporton se sulmuesi kosovar do të vazhdojë me Lazion.

Ai e ka besimin e plotë nga ana e drejtorit sportiv, Igli Tare dhe trajnerit, Simone Inzaghi.

Sot kishte raportime se Muriqi ka kërkuar të rikthehet në Fenerbahce, por një gjë e tillë nuk është vërtetuar.

Muriqi ka shënuar vetëm një gol në Serie A në 22 ndeshje sa është paraqitur. Gjithsej ai ka luajtur 510 minuta në Serie A këtë edicion. 

(Kosova Sot Online)