Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligë, vëmendja në Gjilan

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 08:53
Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot me fillim nga ora 15:00 do të luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore është te dueli Drita – Ballkani, i vlefshëm për garën e titullit.

Në ndeshjet tjera takohen Arbëria – Drenica, Llapi – Besa, Prishtina – Feronikeli dhe Trepça’89 – Gjilani.

Garë tejet interesante përveç titullit po zhvillohet edhe në fundin e tabelës.

Trepça’89, Arbëria, Feronikeli, Llapi e Drenica po luftojnë për t’i ikur vendit që dërgon në një rang më poshtë të garave, teksa Besa veçse është përshëndetur me Superligë. 

(Kosova Sot Online)