Caktohen datat dhe ora e xhiros së fundit në Serie A

  • A.P /
  • 17 May 2021 - 18:48
Caktohen datat dhe ora e xhiros së fundit në Serie A

Është bërë e ditur data dhe ora e zhvillimit të xhiros së fundit në Serie A.

Interi tashmë është shpallur kampion i Italisë dhe Crotone dhe Parma do të garojnë në Serie B edicionin e ardhshëm. Benevento mund t’iu bashkohet atyre nëse Torino nuk humb nga Lazio në ndeshjen e mbetur nga java e 25-të që zhvillohet nesër.

Juventusi, Napoli dhe Milani janë në garë për dy vendet e mbetura që dërgojnë në Champions League edicionin e ardhshëm.

7 ndeshjet e xhiros së fundit në Serie A që kanë rënndësi për garat evopiane apo mbijetesë do të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 20:45.

(Kosova Sot Online)