Futbollistët e Armenisë tregojnë të vërtetën për ndeshjen me Shqipërinë
Lojtarët e kombëtares së Armenisë kanë reaguar nëpërmjet një letre të hapur ku i janë përgjigjur kreut të federatës së futbollit, Ruben Hayrapetyan pas akuzave se shitën ndeshjen me Shqipërinë.
Në letrën e tyre lojtarët e ekipit armen, mes të cilëve edhe Henrik Mkhitaryan mohojnë se e kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë.
“Komentet dhe lajmet rreth ndeshjes me Shqipërinë janë krejtësisht false. Ne kemi besim tek çdo lojtar i skuadrës”.
“Të kërkosh për tradhti në kombëtare, nuk sjell asnjë rezultat”, thuhet në letrën e tyre, transmeton Panorama Sport.
Sipas futbollistëve të Armenisë, të gjitha komentet dhe lajmet për shitje ndeshjesh, janë false dhe një fenomen i tillë nuk ekziston në kombëtaren armene, shkruan “Amrenianow”.