Oferta fantom për Koemanin

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 17:53
Oferta fantom për Koemanin

Askush nuk e ka të qartë ende situatën në mes të Ronald Koeman dhe Barcelonës

E ardhmja e Ronald Koeman në Barcelonë mbetet e panjohur, pavarësisht një takimi i cili u zhvillua të martën në mes të holandezit, Joan Laportas dhe personalitete të tjera zyrtare të Blaugranas.

Nuk është lajmëruar ende për ndonjë zgjidhje mes palëve, por siç llogaritet – deri me tani – janë dy mundësi ku Koeman mund ta përmbush kontratën e tij, e cila skadon më 2022 apo Laporta do ta prish atë më herët për ta sjellë një trajner të ri.

Një opsion i tretë ka dal në pah, megjithatë, përmes agjentit të Koemanit Rob Jansen, i cili ka sugjeruar që saga mund të përfundojë me klientin e tij që jo vetëm që do të qëndrojë por do ta zgjatë kontratën.

Është e qartë se nga ajo çfarë ka thënë Jansen në takimin e së martës ishte më shumë një analizë e sezonit 2020/21, i cili është versioni zyrtar që e njohim. Më saktë, për një gjë kaq të thjesht si kjo, Jansen nuk do të udhëtonte në Barcelonë për të qenë prezent.

Tri mundësi

Janë tri rezultate të mundshme, që kontrata e Koeman do të shkëputet, modifikohet pak ose të zgjatet. Komentet pozitive të Jansen në De Telegraaf duket se ai e përjashton opsionin e parë pasi që Koeman më dëshirë do të qëndronte, transmeton GazetaExpress.  

Ja vlen të kujtojmë po ashtu që pak orë para takimit me Koeman, drejtorët e Barcelonës ishin duke negociuar një kontratë me bashkatdhetarin e tij Georginio Wijnaldum, një lojtar që ai e kishte kërkuar më parë. Në anën tjetër TV3 ka raportuar që Laporta i ka thënë Koemanin që ai është duke shikuar zëvendësimin e tij dhe ka kërkuar nga ai 15 ditë për ta përfunduar këtë kërkim.

Një gjë që nuk mund të përshtatet me versionet e mëparshme, të cilat shtojnë edhe më shumë intrigën dhe pasigurinë. Ndoshta, skenari më i mundshëm është ai i dyti: një ndryshim në kontratën e tanishme të Koeman, apo, me fjalë të tjera, një reduktim page – e cila gjë e shpjegon prezencën e Jansen.

Situata ekonomike e Blaugranas tashmë është shumë mirë e njohur dhe ata janë duke kërkuar për të gjetur një kompromis me holandezin, ku ai do të mbetej trajner por me një pagë më të ulët. Duket e pamundshme në këtë fazë që Laporta do t’i ofronte Koemanit një zgjatje kontrate, por ndoshta kjo është ajo çfarë ka kërkuar Jansen si shkëmbim për një ulje page. Përndryshe, presidenti po blen pak kohë për të bërë ndonjë kërkim më të mirë për zëvendësimin e tij.

(Kosova Sot Online)