Milan arrin marrëveshje me Chelsea për Tomorrin

  • A.P /
  • 31 May 2021 - 21:51
Milan arrin marrëveshje me Chelsea për Tomorrin

Fikayo Tomori do t’i bashkohet AC Milan me kontratë të rregullt, raporton Milan News

Skuadra e Serie A, Milan ka punuar dhe ka arritur një marrëveshje me Chelsean për rreth 28 milionë euro për Fikayo Tomorrin. Kështu ka raportuar Milan News derisa ka thënë se mbrojtësi anglez, i cili u transferua në Angli si i huazuar në janar, tani do të bëhet i kuqezinjve.

Sipas këtij lajmi, Tomorri do të jetë në Milan së paku për katër vitet e ardhshme.

Kjo është blerja e dytë e Milanit këtë verë pas ardhjes së portierit të Lille, Mike Maignan. Ndërkohë, tashmë është konfirmuar se nga Milan do të largohet si lojtar i lirë portieri Gianluigi Donnarumma. Tashmë, për Tomorrin pritet vetëm përpunimi i fundit i kontratës dhe zyrtarizimi nga të dy klubet përkatëse.

(Kosova Sot Online)