Garcia, pas prezantimit në “Camp Nou”: Realizova ëndrrën

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 23:54
Garcia, pas prezantimit në “Camp Nou”: Realizova ëndrrën

Eric García është transferimi i dytë i Barcelonës për këtë verë, pas Sergio Agueros.

Juan Laporta e ka nisur furishëm punën për ndërtimin e skuadrës dhe blerja e radhës ishte kthimi në shtëpi i qendërmbrojtësit të La Masias, Garcia, që për disa sezone luajti në Angli te Manchester City.

Garcia ka nënshkruar kontratë deri më 2026 dhe ka klauzolë lirimi 400 milionë  euro.

20-vjeçari nuk ka fjalë të përshkruajë ndjenjën e rikthimit në shtëpi.

“Është ëndërr e bërë realitet. Shpresoj që e ardhmja të jetë ngazëlluese. Do të jap gjithçka për këtë fanellë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi”, tha Garcia.

“Ëndrra ime ka qenë që të luajë për ekipin e parë të Barcelonës dhe sot e kam atë mundësi. Nuk po më pritet”. “Barcelona është klubi më i madh në botë, me presidentin ka më shumë energji, njerëz më me eksperiencë”.

(Kosova Sot Online)